Një incident që do ishte kthyer në një tragjedi. Panik mes pasagjerëve të një avioni i cili gjatë momentit të ngritjes në ajër ka shpërthyer në flakë.
Një video tronditëse e publikuar sot në rrjet, tregon momentin një aeroplan me 161 persona në bord shpërthen në flakë.
Aeroplani amerikan kishte arritur shpejtësi të lartë dhe ishte gati të dilte në pistë, kur ndodhi incidenti i rëndë.
Rreth 2.040 litra karburant u derdhën nga krahu i djathtë i avionit duke bërë që të merrte më pas flakë.
Kamerat në aeroportin O’Hare të Chicagos filmuan të gjithë këtë skenë, ku dallohet tym e flakë që dilte nga motori përpara se të shpërthente.
Nndërsa në pjesën tjetër e videos duken kamionë zjarrfikësesh që përpiqen të shuajnë flakët duke përdorur ujë.
Pasagjerët e tmerruar u hodhën jashtë avionit, duke i dhënë vetes një ulje më të butë duke rënë mbi bagazhe.
Ekspertët kanë thënë se avioni mund të rëzohej në qoftë se incidenti do të ndodhet në ajër.
Incidenti tronditës ndodhi në tetor të vitit të kaluar, por pamjet e incidentit u shfaqën vetëm këtë javë pasi u publikuan nga kanali tv i lajmeve NBC.
Aeroplani po udhëtonte me 147 kilometra në orë në kohën e shpërthimit. Të gjithë udhëtarët u evakuan, por disa u plagosën.



