Ndahen çmimet në Finalet e Botërorit të MMA/ Kello: Ja vendet me më shumë medalje ari (VIDEO)

Ndahen çmimet në Finalet e Botërorit të MMA/ Kello: Ja vendet me më shumë medalje ari (VIDEO)

Janë zhvilluar sot finalet e botërorit të arteve marciale të përziera, që janë transmetuar live në MCN 24. Gazetari Andon Kello bën me dije se shtetet me më shumë medalje ari janë Taxhikistani, Ukraina, Belgjika, apo Franca. Nesër do të jetë dita e fundit e botërorit që transmetohet ekskluzivisht në MCN 24, ku do të ndahen çmime për sportistët mbi 23 vjeç.

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve, finalet e para të botërorit të MMA. Shtetet me më shumë medalje ari, janë ato që e kanë traditë MMA-në, siç janë Taxhikistani, Ukraina, Belgjika, apo Franca. Bëhej fjalë për finalet e botërorit për moshat nga 19-23 vjeç. Ditën e nesërme do të jenë ata mbi 23 vjeç, për t’i vënë kapakun botërorin, që doli jashtë parashikimeve, pasi ishte planifikuar për 5 ditë, do të mbahet për 6 ditë. 
Mes ndarjes së çmimeve nuk mund të mungonte një çmim për Presidentin e televizionit MCN  Endri Meksi, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni si përfaqësues i televizionit që ekskluzivisht dhe Live transmetoi për 5 ditë, dhe nesër në ditën e 6-të, në Botërorin e MMA. Ai mori pjesë edhe në ceremoni për t’i dhënë çmimin një mundësi kampion nga Kazakistani, për peshat e rënda të Botërorit për meshkujt të MMA. Një eveniment kaq i rëndësishëm botëror, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, me pjesëmarrjen e 50 shteteve dhe mbi 500 sportistëve”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy