
Hapat e marra nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me pastorin e arrestuar në Turqi Andrew Brunson nuk ishin të përshtatshme për një partner strategjik dhe nuk ishin të respektueshme ndaj Turqisë, tha Presidenti Tayyip Erdogan të shtunën.
Uashingtoni këtë javë vendosi sanksione ndaj dy ministrave turq për rastin e Brunson, një pastor i SHBA që është në gjyq në Turqi pasi akuzohet për mbështetjen e terrorizmit.
Duke folur në Kongresin e Degës së Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Ankara, kreu I shtetit turk, deklaroi se do të ngrijmë asetet, të sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, nëse ata kanë në Turqi.
" Po orientoj miqtë e mi sot. Ne do të ngrijmë asetet, të sekretarëve amerikanë të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, nëse kanë në Turqi" tha Erdogan.
Erdogan tha se kombi turk nuk do të tërhiqet për shkak të "retorikës kërcënuese dhe vendimeve idiote" të sanksioneve.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të shtunën se shpresonte që amerikanët e ndaluar në Turqi do të liroheshin "në ditët e ardhshme", pas një takimi me homologun e tij turk në Singapor, të cilin të dyja palët thanë se ishte konstruktiv.



