Rrëshqitje masive dheu, të paktën 18 të vdekur në Kolumbi

Rrëshqitje masive dheu, të paktën 18 të vdekur në Kolumbi

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar të paktën 18 persona të vdekur dhe ka plagosur më shumë se 30 të tjerë në veriperëndim të Kolumbisë, njoftuan autoritetet lokale.

Ndërkohë ka edhe një sërë persona të zhdukur. Rruga që lidh qytetin e Medellin me Quibdo, në departamentin Choco, u mbyll përkohësisht pasi u dëmtua nga disa rrëshqitjet e dheut, tha për AFP një zyrtar nga zyra e guvernatorit të këtij departamenti.

Në të njëjtën rrugë, pranë komunës Carmen de Atrato, shumë njerëz dolën nga automjetet e tyre për t’u strehuar në një shtëpi që ishte varrosur nga një rrëshqitje dheu.

Zëvendëspresidentja Francia Marquez shkroi në X se kjo ngjarje la rreth 30 të plagosur.

Jaime Herrera, kryebashkiaku i Carmen de Atrato, i tha televizionit lokal Caracol se shumë persona ishin të plagosur rëndë ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar nën tokë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe kanalet televizive tregojnë makina të shkatërruara nga balta.

Departamenti Choco, i cili kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe është shtëpia e një pylli të madh tropikal, është goditur nga shirat e dendur në 24 orët e fundit.

Kolumbia po përjeton një periudhë thatësire, por Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore (IDEAM) kishte paralajmëruar rrezikun e shirave të dendur në disa rajone në kufi me Paqësorin dhe Amazonën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy