Drejtuesi i komisionit të sigurisë Spartak Braho ka deklaruar në mbledhjen e kësaj të marte se ka informacion se një bankë në Shqipëri bën pastrim parash. Ndërkohë drejtori i komanduar i pastrimit të parave tha se gjatë 2016 janë bllokuar 28 milionë euro që dyshoheshin se vinin nga aktivitete të paligjshme.



