Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka publikuar pasditëne sotme listën me lojtarët e ftuar, për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe.
Lidhur me këtë fakt, gazetari i sportit Edi Hajdini, thotë për “MCN live”, se nga lista janë të njëjtët futbollistë të grumbulluar nga ndeshjet e kaluara.
Sipas tij, këta janë lojtarët më të mirë që ka Kombëtarja dhe me këtë përbërje Shqipëria i ka tërë mundësitë për të marrë tre pikët e pritura.
Lista e kombëtares që është bërë publike para pak nga FSH, dhe sa i përket kësaj liste janë pothuajse të njëjtët futbollist të grumbulluar edhe në ndeshjet e fundit. Të bën përshtypje dhe është lajm i mirë se është rikthyer Ardian Ismajli, që është një garanci e mirë më tepër për repartin e mbrojtjes ndërsa Arbnor Mucolli, është rikthimi i vetëm nga kjo listë dhe është larguar Enea Mihaj. Ndërsa janë pjesa tjetër e të gjithë futbollistë të gjithë të grumbulluar edhe në ndeshjet e kaluara.
I vetmi ndryshim ose e vetmja gjë që ha diskutim, pavarësisht se do dal nesër Silvinjo dhe do ta shpjegoj, bën lënia jashtë e kësaj liste e Marvin Çunit, i cili ka rritje ne lojën e vet por është lënë jashtë.
Këta janë futbollistët këta janë më të mirët, Broja është lënë jashtë për shkak të dëmtimit.
Janë dy ndeshje tepër të rëndësishme, një pikë me Moldavinë do të na kualifikonte dhe do të na jepte sigurinë për tu kualifikuar në Evriopan, por është edhe ndeshja tjetër me Ishuj Faroe.
Besoj se me këtë përbërje që ka Shqipëria i ka tre mundësitë për të marre tre pikët në transfertë.



