
“Manifestim dhune” e ka etiketuar protestën e mbrëmshme të opozitës, Kryeministri Edi Rama, përmes një konference për media, duke potencuar faktin se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë duke bërë thirrje për dhunë. Rama shprehu vlerësime për punën e policisë ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj opozitës, duke i ftuar të gjithë që të ruajnë qetësinë dhe vendosmërinë e tyre.
“Në këto momente të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit i kanë sytë mbërthyer tek ekranet dhe faqet e lajmeve si rezultat i gjithë asaj që u shfaq mbrëmë në formën e një manifestimi zinxhir të dhunës. E para është të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të mos lejuar që nje grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit. Së dyti dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit në të gjithë këtë zinxhir edhe dje kur protesta u transpformua në një manifestim brutalk dhe ta zgjatur dhune ka treguar një profesionalizëm dhe qetësi për tu adminuar.”, tha kryeministri Rama.
Rama tha se nuk ka shans teorik që të rëzosh një qeveri legjitime nga pushteti. Kreu i qeverisë theksoi se nga kapsollat e hedhura nuk dëmtohet qeveria por Shqipëria.
“Nuk ka shanse që të rrëzosh një qeveri legjitime, e dalë nga zgjedhjet ku ti ke qenë pjesë e qeverisë me këto forma. Nuk ka shanse, nuk ndodh. S’ka ndodhur askund dhe nuk do të ndodhë as këtu. E di që synimi është gjetkë. Është që të vendose vendi në kushte pamundësie. Nuk jemi të pagabueshëm dhe as pa gabime, por jemi të vetmit që përpiqemi, pavarësisht se herë ia dalim e herë jo. Ruajtëm qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe pa dyshim vendosmërinë për të mos lejuar që grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit, të influencojë më shumë sa sa duhet në mënyrën tonë të jetës së përditshme.”, tha Rama.
Por Rama, ka një zgjidhje. Ai tha se është i gatshëm që të bëjë dialog me Lulzim Bashën.
“Kam një mesazh për mikun tim rrugë-humbur. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, përpara shumë kohësh. Po e përsëris prapë se nuk je vonë akoma që të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshte se llogarinë ata që të ndjekin, do ta kërkojnë ty. Nuk ka lider në botë, por ti nuk je lider, që ta tërheqë partinë e vet nga stacioni i alternatives udhëheqëse nga ky stacion që thoshe aman ik. Unë jam këtu i gatshëm për dialog, për të diskutuar me Lulzim Bashën. I kanë djegur karriget e tyre dhe janë popull. Ulemi, flasim dhe kthejmë në nisma ligjore shqetësimet që ata kanë për të përmirësuar jetën e popullit, nëse kjo nuk është një luftë e ulët për të bërë një pazar. Të ulemi dhe të flasim për çdo shqetësim. Të ulemi, të flasim për çdo gjë, së ndryshe më herët se vonë, turpi do t’i ndjek pas gjithë kohës, ata të cilët kanë ende mundësi që të kenë turp”, ishte ftesa që bëri Rama.
Kryeministri Rama ka thënë gjatë konferencës për media se ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët të cilët i kanë kërkuar të përdornin forcën për të larguar protestuesit e dhunshëm të opozitës. Por ai u shpreh se maxhoranca nuk është si paraardhësit e tij, që nga godina e qeverisë urdhëruan t’i merrej jeta protestuesve.



