Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 vdekje nga koronavirusi. Ndërkohë 501 prej 1361 të testuarve kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
Që prej fillimit të pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 29 117, ndërsa kanë ndërruar jetë 822 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë, që çojnë totalin e të shëruarve në 17 305 raste, ndërsa numri i rasteve që mbeten aktive është 10 990.



