<p>Bastisja nga Izraeli e një kolone mjekësor në Gaza pak ditë më parë mund të ketë të gjithë elementët e krimeve të luftës. Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Këshillin e Sigurimit, e bëri një deklaratë të tillë sot, duke kërkuar vënien e përgjegjësve para drejtësisë.</p> <blockquote> <p><em>Jam i tronditur nga vrasjet e fundit të 15 punonjësve mjekësorë dhe punonjësve humanitarë në Gaza, të cilat ngrenë shqetësime të mëtejshme për kryerjen e krimeve të luftës nga ushtria izraelite.</em></p> <p><em>Një hetim i pavarur, i shpejtë dhe i plotë për vdekjet duhet të kryhet dhe ata që janë përgjegjës për çdo shkelje të së drejtës ndërkombëtare duhet të mbahen përgjegjës. </em></p> </blockquote>



