Përplasi për vdekje të riun me motor dhe u largua, kapet autori 18-vjeçar

Përplasi për vdekje të riun me motor dhe u largua, kapet autori 18-vjeçar

Policia e Durrësit ka identifikuar mjetin dhe autori që aksidentoi mbrëmjen e djeshme një shtetas me motor, me pasojë vdekje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore të shpejtë kanë bërë të mundur identifkimin e mjetit dhe arrestimin e autorit, i cili aksidentoi mbrëmjen e djeshme një shtetas që udhëtonte me motor.

U arrestua në flagrancë shtetasi Haxhi Kullaj 18 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë- Krujë.

Kullaj, më datë 09.08.2017 rreth orës 22:00, në rrugën Fushë Krujë -Kamëz, në fshatin Larushk, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen,ka goditur motorriçikletën tip Kavasaki, me drejtues shtetasin I.B. 23 vjeç, banues në Borizanë, i cili ndërroi jetë në spital.

Kullaj, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe pasi shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ” Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe” Largimi nga vendi I aksidentit” parashikuar në nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy