Mblidhet Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Topalli: Jam kundër bojkotit, duhet të ushtrojmë profesionin (VIDEO)

Mblidhet Dhoma Kombëtare e Avokatisë, Topalli: Jam kundër bojkotit, duhet të ushtrojmë profesionin (VIDEO)

Ditën e sotme Dhoma e Avokatisë po zhvillon një mbledhje në lidhje me hapat e mëtejshme që do ndërmerren. Gazetarja Dafina Kola tha se vijojnë debatet mes avokatëve, ku disa janë pro vazhdimit të bojkotit e disa kundër.

Bëhet me dije se disa avokatë kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore duke shkelur bojkotin e për këtë arsye do të ketë dhe një mbledhje të komisionit të disiplinës.

Avokati Stefan Topalli është shprehur kundër bojkotit të avokatëve duke arsyetuar se vetë qytetarët nuk kanë dalë në protestë dhe se ata ofrojnë shërbime kundrejt një pagesë dhe se nuk bëjnë asgjë tjetër përveç këtij profesioni. Topalli tha se është e padrejtë që dikush të qëndrojnë në burg për arsye se avokatët janë në bojkot.

Mendimi im dhe vota ime është që tani duhet stopuar bojkoti sepse ne ushtrojmë një profesion, ushtrojmë shërbime ndaj individëve, deri tani kam vënë re avokatët e rretheve që janë çuar. Nuk kam parë një protestë nga shoqëria civile. Janë kosto ekonomike, dhe zvarritje të proceseve. Deri tani s’kam parë asnjë qytetar në protestë. Ne jemi avokatë, ofrojmë shërbime kundrejt një pagesë. Kjo është puna që dimë të bëjmë, ne s’bejmë gjë tjetë. Jam kundër çdo vazhdimi të bojkoti, qoftë për masat e sigurisë, qoftë edhe për zëvendësimet e masave. Pse duhet të qëndrojë dikush brenda se ka bojkotuar avokati. Jam kundër çdo bojkoti. Mendoj  se duhet të vazhdojë jeta normale e një avokati duke ushtruar profesionin e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy