Kryeministrja daneze shtyn dasmën për herë të tretë

Kryeministrja daneze shtyn dasmën për herë të tretë

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shtyu dasmën për herë të tretë, për të marrë pjesë në një samit të rëndësishëm të BE-së në 17 dhe 18 korrik.

Ne duhet të mbrojmë interesat e Danimarkës", shkroi ajo në Facebook.

Martesa me partnerin Bo Tenberg ishte caktuar për 18 korrik, por dy ditë më parë u njoftua data e Këshillit të ardhshëm të BE-së, e para me praninë fizike të liderëve pas izolimit. Danimarka, ndër të tjera, dëshiron t’i dëgjohet zëri së bashku me Suedinë, Austrinë dhe Holandën, të ashtuquajturin grup i vendeve 'të kursyera', në raport me Fondin e Rimëkëmbjes.

"Mezi pres të martohem me këtë njeri të jashtëzakonshëm. Por mbledhja e Këshillit në Bruksel u caktua në të njëjtën kohë që ne kishim planifikuar dasmën", shkroi kryeministrja  41-vjeçare, e cila e shtyu dasmën verën e kaluar, për shkak të zgjedhjeve politike. Më pas shkak u bë pandemia e Covid-19. Por Frederiksen thotë se është shumë e duruar, duke i bashkëngjitur postimit një foto me bashkëshortin e ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy