Vuçiç: Se njohim kurrë Kosovën, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani “skifterët më të mëdhenj shqiptarë”

Vuçiç: Se njohim kurrë Kosovën, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani “skifterët më të mëdhenj shqiptarë”

Në kohën kur në Bruksel, po afrohet dita e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti serb Aleksander Vuçiç, në një intervistë për “Tv Happy”, thotë se Serbia po përballet me presione të shumta për të njohur Kosovën.

Vuçiç tha se edhe pse po i ushtrojnë presion ndërkombëtarët, ai nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Ata duan të na vënë me shpatulla pas murit, për të ndaluar zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Është e rëndësishme për ne të mos ketë panik për Serbinë, ne e dinim qe gjërat mund te zhvilloheshin kështu. Së pari, ata krijuan një zyrë për marrëdhënie tregtare kur shqiptarët vendosen taksa të paligjshme, dhe pastaj u informuam nga Greqia se ata do të përmirësonin më tej bashkëpunimin me Kosovën, por ne ende shpresojmë mos te ndodh kështu. Dua t’ju informoj se shume vende do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës". 

 Presidenti i Serbisë, i ka quajtur "skifterët më të mëdhenj shqiptarë" kryeministrin Albin Kurtid he presidenten Vjosa Osmani, dhe u shpreh se ata janë aktualisht në pushtet në Prishtinë dhe që sipas tij po shijojnë simpatinë e Perëndimit në pushtet, veçanërisht Gjermanisë.

  “Por skifterët e politikës së Madhe Shqiptare erdhën në pushtet, duke shijuar simpatitë e mëdha të Perëndimit, veçanërisht Gjermanisë, jo aq shumë të Amerikës, sepse ata e shohin Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë si të tyren. Osmani është një studente amerikane, Kurti është i martuar me një norvegjeze. Thelbi është se ata janë “skifterë të vërtetë shqiptarë” që disa këtu i paraqitën si njerëz të mirë.

Presidenti Vuçiç deklaroi se shpreson që Greqia të mos e njohë Kosovën. 

Ai gjithashtu si dhe gjithashtu tha se ka presion nga BE dhe SHBA.

“BE dhe Amerika po bëjnë presion, dhe zgjidhja e tyre është njohja reciproke e Kosovës. Ata nuk e kanë problem kur na fyejnë dhe krijojnë një lloj “non-paper”, kështu që ata më akuzojnë mua për këtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbise Aleksander Vuçiç do të takohen për pak ditë në Bruksel për të rinisur serish dialogun për normalizimin e marrëdhenieve mes dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy