Fund dramatik, Vllaznia triumfon ndaj Kukësit në limite

Fund dramatik, Vllaznia triumfon ndaj Kukësit në limite

Vllaznia ka mposhtur Kukësin, me rezultatin 2-1, në një ndeshje me të vërtetë të çmendur, ku fundi ishte dramatik.

Shkodranët kaluan të parët në avantazh me një supergol të Heric në minutën e 27-të, ndërsa verilindorët barazuan në minutën e 57-të, me Zivkovic.

Në “Loro Boriçi” ishte një ndeshje me dy tablo, me pjesën e parë që foli e gjitha për Vllazninë, ku kuqeblutë përveç golit, kishin edhe dy raste të tjera të pastra, por u ndalën te shtylla.

Në pjesën e dytë, Kukësi u shfaq me një fytyrë tjetër, duke i hapur jo pak probleme shkodranëve, teksa përveç golit të barazimit, i shkuan afër edhe përmbysjes.

Në minutat shtesë, arbitri Meta akordoi penallti për Vllazninë, pas një rrëzimi të Kaina në zonë, por pas rishikimit në VAR, e anuloi për stimulim të sulmuesit. Në këtë moment, të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllej në barazim, por ishte Herald Marku, që me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, e ndali topin në fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren kuqebluve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy