Zjarri te  magazina, Meta: Institucionet të ndërpresin aktivitetet politike

Zjarri te magazina, Meta: Institucionet të ndërpresin aktivitetet politike

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu dy ditë më parë magazine e  një qendre tregtare në kryeqytet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aktivitetet politike dhe të marrin sipas tij përgjegjësitë e tyre që i takojnë me ligj.

Kujtojmë se nga zjarri rezulton i zhdukur një 33-vjeçar, shefi i Sigurisë.

Alarm për institucionet shtetërore! Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.

Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.

Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre”, shprehet Meta.

Më tej ai shprehet se duhet t’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq sipas Metës është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze”, përfundon Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy