
Deputeti i PS Lavdërim Krashi i konsideroi si akuza të ndërtuara nga opozita ato që implikojnë kryeministrin Rama me skandalin “McGonigal”. Duke folur në MCN Live Krashi tha se deklarata e Ballës ishte politike dhe PS s’ka lidhje me vendimin e gjykatës në lidhje me vulën e PD.
Janë akuza që i ka ndërtuar opozita, ose posaçërisht PD. Në akt-akuzë nuk ka asnjë akuzë për kryeministrin dhe dy qytetarët e tjerë shqiptarë. Nuk heziton fare, Rama respekton rregullat e Parlamentit që brenda një muaji duhet të mbahet mocioni me debat. Kanë mbetur pak ditë që opozita të bëj pyetjet për kryeministrin. 14 herë përmendet, por nuk ka asnjë akuzë. Në rrafshin personal ndihem i turpëruar dhe u kërkoj ndjesë qytetarëve shqiptarë, për skenat që u servirim qytetarëve çdo të enjte në Parlamentin e Shqipërisë. Edhe ata që e bëjnë s’e kanë të qartë se çfarë qëllimi kanë. U bë hera e tretë ose e katërt që bllokohet Foltorja e Kuvendit. Më duket shumë cinike. Dua të dëshiroj që edha ata që e bëjnë këtë, kur shkojnë në banesa reflektojnë dhe kuptojnë që kanë bërë gabim atë ditë.
Nuk e tha troç (Balla). Ajo është një deklaratë politike, e një përfaqësuesi politik. PS edhe për njerëzit e saj thotë që s’jam gjykatë dhe nuk gjykoj, e lë më për një çështje midis dy grupimeve brenda PD. S’është puna e Ballës, Ramës, grupit parlamentar brenda PS. Vendimi do jetë i gjykatës, s’ka lidhje fare me PS. Kundërshtari ynë politik bën akuza pa asnjë lidhje. Ndërkohë që sot në SHBA do të publikohen edhe materiale të tjera në lidhje me hetimin. Ne kemi aftësinë, që i dalim para gjërave. Ne shprehemi për z.McGonigal që është prapa hekurave! Ai është i akuzuar, por është i pafajshëm derisa të deklarohet fajtor. Ne vend që të paraqesin alternativën për zgjedhjet lokale, merren me gjëra...Akuzat publike duhet të kenë një farë vërtetësie. Në botë s’del njeri edhe thotë që je fajtor pa u provuar”.
Lidhur me aferën e inceneratorëve, Krashi tha se nuk ka engjëj, duke shtuar se ende s’janë vërtetuar akuzat për dy ish-ministra dhe një ish-deputet të PS.
Janë dy ish-ministra parapa hekurave. Nuk ka engjëj në këtë botë. Akuzat janë akuza, por deri sa të vërtetohen mbeten akuza. Do ishte problem nëse PS do kthehej në mburojë të atyre individëve. PS ka zgjedhur rrugën perëndimore që drejtësia është krejt e pavarur dhe bën punën e vet”.
Daljen e Arben Ahmetajt në një emision televiziv Krashi e konsideroi si individuale. I pyetur nëse ka debate në kampin socialist, Krashi tha:
Mos e konsideroni PS, as PD, si vazhdime të partitë të punës. Në kohën e sotme janë parti demokratike të dyja, patjetër që ka debat të brendshëm, por secili ka vendin e tij. Kryeministri është përballur me elektoratin në tre raste dhe ka sjellë që PS të jetë për herë të tretë në pushtet, kjo tregon jo vetëm besimin e elektoratit te PS, por edhe te kryetari i partisë. McGonigal s’është çështje. Është çështje ligjore në SHBA, por s’është çështje në Shqipëri".



