
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas raportit të DASH për Kosovën.
Me anë të statusi në "Twitter" rreth raportit të publikuar për të drejtat e njeriut, ai ka thënë se qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetareve të tyre, mbesin mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe.
“Qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre mbeten mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe”, ka shkruar Delawie.
Ai u ka bërë thirrje që të lexohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2017, për Kosovën.
Ky departament ka konstatuar se në Kosovë ka korrupsion dhe mungesë pavarësie të gjyqësorit.



