Replika të ashpra mes deputetëve grekë dhe ministrit turk të Mbrojtjes

Replika të ashpra mes deputetëve grekë dhe ministrit turk të Mbrojtjes

Replika të ashpra janë shkëmbyer mes ministrit turk të Mbrojtjes dhe deputetëve grekë në Stamboll, gjatë takimit të përbashkët të Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme.

Debatet shpërthyen pasi ministri turk i Mbrojtjes përsëriti kërkesën e Ankarasë që Greqia të çmilitarizonte ishujt e saj, duke vënë në pikëpyetje sovranitetin e tyre, si dhe hapësirën ajrore dhe zonat detare. 

Deputeti grek Spilios Livanos  pyeti: “Si është e mundur që Turqia nga njëra anë të thirret në Aleancën e NATO-s dhe nga ana tjetër të kërcënojë Greqinë me një ‘casus belli’ ?” Ai theksoi gjithashtu se Turqia flet për sovranitetin e shteteve, “ndërsa është ajo që ka pushtuar Qipron”.

Ndërkaq ministri turk Hulusi u përgjigj duke thënë se "nëse thua pushtim për 'qipron veriore' do të thotë se dëshiron të grindesh që në fillim".

“Turqia nuk është një pushtues në veri të Qipros. Aty deri në vitin 1974 ndodhën masakra dhe grushte shteti”, tha ai. Burimi/ Ekathemerini/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy