Emili Ratajkovski është një nga vajzat më seksi në botë. Pas selfie-t të famshëm topless bashkë me Kim Kardashian, ajo ka shpjeguar se si lindi kjo ide në një intervistë për “Evening Standard”.
Ajo thotë se afrimi me Kardashianët nisi kur ajo shfaqi hapur mbështetjen e saj për reality shoun e tyre.
“Kim më dërgoi një tufë me lule, më pas na erdhi ideja të bënim një foto pa veshje në pjesën e sipërme të trupit. Ideja ishte që femrat kanë nevojë për hapësirë, ku të shprehin seksualitetin e tyre”, thotë ajo.



