
Pesë javë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përgatit listën me 10 emrat e kandidatëve që do t`i përcillen drejtorisë së dekriminalizimit.
Burime zyrtare pranë KQZ-së thanë se janë rreth 10 kandidatë në listat shumemërore, të cilët kanë probleme me ligjin. Ndaj tyre ka vendime penale dhe për këtë duhet të verifikojnë prokurorët.
Ndërkohë që në Prokurori ka nisur verifikimi për 3 kandidatë, për të cilët ka indicie se kanë vendime penale.
Ditën e martë pritet që në prokurori të dërgohen rastet e konstatuara. Emrat "me probleme" janë nga lista e PD, LSI, PSD.



