
Një raport i Organizatës Botërore të Ushqimit zbulon se 40% e fermave në Shqipëri përdorin antibiotikë, shpesh pa receta dhe me keqpërdorim.
Elton Ndoni, nga shoqata e fermerëve dhe blegtorëve tha përmes një lidhje skype se sa herë që fermerët shqiptarë duan të bëhen të konkurrueshëm në tregjet e huaja ndodhin problematika të tilla.
Statistika duhet parë se kush grup është intervistuar dhe është marrë në pyetje dhe cila ka qenë metodologjia që është ndjekur. Nuk mund të perceptohet një spital pa antibiotikë, apo fermë që nuk ka antibiotikë. Antibiotikët janë të lejuar, të certifikuar dhe përdoren vetëm në raste imediate për shëndetin e kafshëve sipas dozave që duhen. Nuk e di pse është ngritur një alarm kaq i madh, përherë në tregun shqiptar ndodh një gjë e tillë. Para disa ditësh një kompani e njohur shqiptare për përpunimin e qumështit pati ambicien që të reklamonte që do të importonte qumësht jashtë. Sa herë që tregtarët, fermerët shqiptarë duan të zaptojnë tregjet e Europës gjithmonë del një problematikë e tillë. Sa herë duam të shesin mandarina, del një problem me mandarina.
Nuk e di pse ndodh, duhet institucionet e tjera të inteligjencës të punojnë. Sa herë fermeri shqiptar do të bëhet i konkurrueshëm dhe të shesë jashtë del një problematikë e tillë.
Para dy vitesh qeveria ka hequr taksën e hirrës së qumështit dhe qumështit pluhur dhe ndoshta kjo ka lejuar dhe kompanitë që të kenë dorë më të lirë për të përpunuar më shumë. Industria e ka të lejuar qumështin pluhur, por kur heq taksën ata kanë dorë më shumë dhe efektivitet ekonomik më të lartë për ta përdorur atë sesa për të përdorur qumësht natyral.
Nga ana tjetër Kristaq Skenderi, sekretarë i Shoqatës Veterinare tha se këto rezultatet duhet të merren në konsideratë nga institucionet përkatëse, jo për të krijuar kaos, por për të bërë reale atë që është e vërtetë.
Sot u njoha me analizën që ka bërë FAO në terrenet shqiptare. Duhet marrë në konsideratë nga institucionet përkatëse. Jo vetëm si % që ajo ka nxjerrë, jo vetëm për të krijuar kaos, jo për të dëmtuar produktet shqiptare, por për të bërë reale atë që është në të vërtetë.
Për aq kohë sa tregu shqiptar dhe subjektet përkatëse nuk janë të organizuara dhe mirëinformuara këto këto gjëra do të ndodhin.
Kjo gjë futet në çmenduritë shqiptare, gjë e cila nuk duhet të ekzistojë, gjë e cila sjell shumë problematika. Këto prodhues a e kanë të shënuar aty që prodhojnë dhallë, djathë dhe nënprodukte të tjera nga hirra dhe qumështi pluhur?
U janë përqendruar shumë farmacive veterinare, veterinerëve, farmacive bujqësore, se janë ato fajtoret. Jo nuk janë ato. Strukturat përkatëse duhet të kenë një strategji të përcaktuar ekzaktësisht. Ai antibiotik që është futur këtu, a është futur në doganë? Se nuk erdhi nga ajri. Përse i këtë fermerit? Pse nuk kërkohet tek dogana?



