Sulmohet me dron një anije mallrash e lidhur me Izraelin

Sulmohet me dron një anije mallrash e lidhur me Izraelin

Një anije mallrash u godit nga një dron në brigjet e shtetit perëndimor indian të Gujarat të shtunën.

Anija-citernë që mbante një flamur të Liberisë raportohet se ishte e lidhur me Izraelin, bën me dije firma britanike e sigurisë “Ambrey”. Anija e sulmuar ishte nisur nga Arabia Saudite me destinacion Indinë. Sulmi shkaktoi një zjarr në bordin e anijes, i cili u vendos nën kontroll, e për pasojë asnjë nga rreth 20 anëtarët e ekuipazhit nuk u dëmtua.

Goditja vjen pas një serie sulmesh me dronë dhe raketa mbi anijet në Detin e Kuq nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani. Grupi, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Jemenit, ka kryer më shumë se 100 sulme me dronë dhe raketa në 10 anije, sipas zyrtarëve amerikanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy