Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nënjë lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV kakomentuar lidhur me bashkëpunim dhe aleancën PD-PL në zgjedhjet vendore për të cilin u shpreh se ky koalicion do të jetë më i fuqishëm se kurrë.
Ai tha se opozita po vepron e gjitha së bashku për të arritur fitoren e kandidatëve të saj në të gjitha bashkitë e vendit dhe se aktualisht ka një unifikim opozitar si asnjëherë më parë. Ndërsa sa i përket grupit të Alibeajt, Vssili e ka cilësuar si një zgjatim të Edi Ramës.
Bashkëpunimi jonë politik është zgjedhur me kohë ku ne kemi një marrëveshje politike shumë të qartë ku dhe njëherazi ka pasur një qëndrim të qartë të PL në mbështetje të kandidatëve të dalë nga primaret. Kështu është e qartë gara për kryetarët e bashkive e cila do të mbështetet nga e gjithë opozita që ka pikësynim fitoren. Të gjithë elementet e tjera do të burojnë dhe nga vendimet që janë në rrugë e sipër, por s’ka asnjë diskutim që bashkëpunimi politik i formësuar tetorin e vitit të shkuar do të jetë më i fuqishëm se më parë. Thelbi që është madhor është si do veprojë opozita dhe ajo vepron e gjitha së bashku për të arritur fitoren e kandidatëve në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është diçka e padiskutueshme. Ka një unifikim opozitar si asnjëherë më parë. Alibeaj është zgjatim i Edi Ramës dhe përgjigjen se jap unë po e kanë dhënë demokratët qoftë në kuvend apo referendum ku 97% a më shumë u shprehën qartë. Kuptohet dhe që 6 marsi ishte testi elektoral. Ndërkohë që zhvillimet kanë qenë shumë të vrullshme ndërsa ata kanë vazhduar misionin e Lulzim Bashës për të ndihmuar Ramën dhe atë po bëjnë dhe sot e kësaj dite.
I pyetur se si e sheh kandidaturën për Tiranën nga grupi i Alibeajt i cili ka propozuar emrin e Rudi Erebarës, Vasili tha se nuk ndjek dhe ka zero interes për çdo gjë që bëjnë dhe thonë sepse kupton çfarë thotë Edi Rama dhe çfarë thonë ata.
Kam një qëndrim të caktuar dhe shumë të qartë lidhur me ata që bashkëpunojnë ditën, natën, para syve, pas kamerave me Edi Ramën. Unë dhe partia që përfaqësoj jemi përballë me Edi Ramën dhe jo në krah të Edi Ramës. Çdo pyetje që ka lidhje me ta përgjigjen do e jap për Edi Ramën.
Ndërsa refuzimin e grupit të Alibeajt për regjistrim për mungesë dokumentacioni, Vassili e ka cilësuar si nëj situatë qesharake dhe të turpshme. Ai tha se partia nuk ëhstë pronë e askujt dhe se ka forume për zgjedhjenë e kreut të saj.
Sa i takon anës juridike vetë Celibashi tha se Berisha është de juro dhe de facto kryetar i PD, ndërkohë gjykata u soll në mënyrën më të turpshme dhe nuk i bëri dëm PD-së por shkatërroi reformën në drejtësi sepse njohu një palë që nuk ekziston. Basha është i asgjësuar dhe juridikisht. S’mund të vazhdohet një shëmtirë e tillë. Ata nuk ekzistojnë juridikisht. Vetë Basha e ka mbyllur këtë çështje. Partia nuk është një zyrë, pronë që i kalohet kujt të duash ti, ajo ka kryesi, forume për zgjedhjen e kryetarit. Qëndrimi i Celibashit ka qenë më i miri, korrekt, është jurist i mirë.



