Nancy Pelosi është shprehur se ndihet e traumatizuar nga sulmi i dhunshëm ndaj bashkëshortit të saj.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA tha se familja e saj ishte mirënjohëse për reagimin e shpejtë të autoriteteve.
Paul Pelosi u godit me një çekiç nga një burrë në shtëpinë e tij në San Francisko të premten.
Pelosi bëri me dije se shëndeti i bashkëshortit të saj po përmirësohet.
Ai pësoi një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe tek duart, dhe vijon të qëndrojë në spital për të marrë kujdes.



