Kthimi i ekspertëve amerikanë në SPAK/ Zhabina: Bashkëpunimi do të vijojë njësoj siç ishte më parë. Do asistohet edhe BKH

Kthimi i ekspertëve amerikanë në SPAK/ Zhabina: Bashkëpunimi do të vijojë njësoj siç ishte më parë. Do asistohet edhe BKH

Ekspertët amerikanë të OPDAT janë rikthyer në Prokurorinë e Posaçme, për të vijuar kështu mbështetjen për reformën në drejtësi në Shqipëri, ndonëse menjëherë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, kjo asistencë u pezullua.

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se lajmi është konfirmuar edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga SPAK. Më tej Zhabina tha se mbështetja do të vijojë edhe për BKH-në dhe se në ardhmen do të rikthehen edhe projektet dhe ekspertët në institucionet e tjera.

Nuk ka një njoftim zyrtar dhe nga komunikimet që kemi pasur me Prokurorinë e Posaçme, ata nuk e konfirmojnë, por as nuk e mohojnë një fakt të tillë.

Gjatë ditës së djeshme është parë që një prokuror amerikan që asistonte Prokurorinë e Posaçme është parë të hyjë në SPAK.

Nga komunikimet që kemi pasur, një gjë e tillë është konfirmuar në rrugë jozyrtare që ata janë rikthyer në SPAK.

Bashkëpunimi do të vijojë njësoj siç ishte para 60 ditësh kur u pezullua çdo aktivitet që DASH apo institucionet amerikane kishin jo vetëm me Shqipërinë, po në të gjithë botën. Është konfirmuar që SPAK dhe reforma në drejtësi është e rëndësishme për partnerët tanë amerikanë dhe ata do të jenë aty për ta mbështetur me projekte që ata kanë.

Është konfirmuar që kjo mbështetje do të vijojë dhe BKH. Do të asistohet nga ekspertë të FBI. Me këtë zhvillim, jo vetëm OPDAT, por edhe projekte të tjera do të rikthehen nga dita në ditë qoftë në PP, KLP, KLGJ dhe Policinë e Shtetit.

Njoftimi zyrtar i SPAK do të vonojë pak, nuk e di pse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy