Saksofonisti Orget Sadiku në një lidhje skype në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për pasionin që e lidh me këtë instrument, ndërsa tregon se i është dashur ta studiojë vetë për gati 7 vjet me nga 10 orë në ditë pasi Akademia e Arteve nuk e ofronte si degë.
Muzikanti shkodran i cili tashmë është bërë i njohur dhe në botë tregon për performancat e tij në jahtet luksoze për pushtetarët australianë pre të cilët tashmë është kthyer dhe si një nga më të preferuarit.
Orgeti flet dhe për vështirësitë e para të emigrimit nga Shkodra drejt Australisë, ndërsa tregon se verën tjetër ka një projekt të bukur të cilin synon ta vërë në praktikë në Shqipëri.

Vitin tjetër shpresoj të vijë me disa plane në Shqipëri. Periudhën qershor-korrik-gusht në Australi është dimër por jo me temperaturat si aty dhe lëvizim pak më shumë. Do kisha dashur shumë të isha dhe pjesë e dasmave shqiptare, por deri tani nuk ka ndodhur.
Ndryshimi mes dasmave është se në Australi nuk dëgjon 10 herë të njëjtën këngë. Ardhja në Australi më ka ndihmuar të bëjë llojin e muzikës që më pëlqen. E kam pasur gjithmonë pasion saksofonin dhe më është dashur nja 7 vite të mira me e studiuar nja 10 orë për të kapur atë nivelin si i thonë mesatar.
Më është dashur të studioj shumë. Vajta në Australi ka qenë e vështirë, më shumë dhe për gjuhën fillimisht, por si i thonë kur dështon me fjalë flet vetë muzika. Performancat në jahtet luksoze janë të bukura sidomos kur e di kush ta ka bërë ftesën.
Festa më luksoze është bërë në Lamonako është një anije e bukur, shumë lekë të shpenzuara dhe organizova pjesën e eventit me muzikantët. Kam menduar që vitin tjetër të vijë në Shqipëri për të organizuar një festë të tillë. Do bëj diçka, një projekt në kalanë e Rozafës të Shkodrës, Berat, Krujë dhe Gjirokastër pra një tur nëpër kalatë e Shqipërisë me mbështetjen e miqve të mi aty. Unë do bëjë pjesën time me muzikën time.



