Nazarko: Po bëjmë buxhet tipik komunist! Kryeministrat nga Rama te Saliu, nuk dinë tabelën e shumëzimit (VIDEO)

Nazarko: Po bëjmë buxhet tipik komunist! Kryeministrat nga Rama te Saliu, nuk dinë tabelën e shumëzimit (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se nëse Gjermania do bënte buxhetin si në Shqipëri, do falimentonte në krye të 3 viteve dhe nëse kjo qeveri do të drejtonte Saharanë, për 3 vjet do importonte rërë.

Duke folur për MCN Live, ai tha se fatkeqësitë pas viteve ’90-të të gjithë Kryeministrat kanë qenë analfabet në matematikë dhe ua kanë besuar ministrave të Financave.

Hiq Nanon që vjen nga fusha e ekonomisë politike, por që dembel klasik. Ne po ndërtojmë një shtet kapitalist dhe buxhetin e bëjmë në mënyrë komuniste.

Më vijnë ndërmend fytyrat e Anastas Angjelit dhe Ridvan Bodes që vijnë nga komunizmi. Dhe ky lloj buxheti vetëm falimenton vendin.

Mbijetonim vetëm kur jepte para Rusia ose Kina. Dhe sot nëse nuk marrim borxhe jashtë, jemi më keq se në kohën e komunizmit se bëjmë buxhet komunist, por nuk kemi elementët për ta mbyllur lojën.

Ne kemi buxhet tipik komunist prej 30 vitesh. Kryeministrat nga Rama deri te Saliu nuk dinë tabelën e shumëzimit dhe ky është problem i tmerrshëm se do e çojnë Shqipërinë në faliment total.

Ne nuk bëjmë politika. Ky është buxhet tipik komunist. Është si të thuash rroba verore në mes të dimrit. Këta rrinë çdo vit dy ditë dhe ne shohim të njëjtën komedi.

Më parë punonin rrethet për Tiranën, tani punon Tirana për rrethet. Ramës i është mbushur mendja se do bëjë turizëm, por nuk e bën dot, se turizmi nuk është ndërtesë.

Por është domate e fshatarit e shitur dhjetë herë në pjatën e turizmit, por ti i ke tokat e copëzuara dhe ti nuk mund të bësh bujqësi moderne. Me perimet që vijnë nga Tajlanda në janar.

Lidhur me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në parlament për buxhetin, ai tha se kur rri gjatë në pushtet, vetiu rritet doza.

Shikoni Saliun e para 10 viteve që i thoshte Taulantit do i bëj fytyrën si shollë të zezë me bojë, kur vazhdon pushteti kaq gjatë ai që rri në krye e ngre dozën.

Nuk e nderon Ramën, por e bën për fushatë. Dhe prej faktit se ka 12 vjet në pushtet, kopjon paraardhësin. Po ecën afërsisht në binarët e Berishës, veçse njëri e ka pallton ngjyrë jeshile dhe tjetri të kuqe.

Rama nuk mund ta lërë ndërtimin e qeverisë dhe planeve në duart e ca rabeckave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy