
Për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit të paralajmëruara për dy ditët në vijim, mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të lundrojnë nga dita e nesërme.
Sipas njoftimit nga Porti Detar i Vlorës, drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese, janë njoftuar për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në port dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Njoftimi
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 09-10.09.2024 !
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 09-10.09.2024 duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere deri 10-15m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 1.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Duke filluar nga ora 10:00 datë 09.09.2024 të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 10.09.2024.



