
Analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Turqi, ku është pritur nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Lidhur me këtë, në një lidhje skype me MCN TV Spahiu deklaroi se Turqia mbetet një alet strategjik për Kosovën.
Sipas tij në një kohë kur Kosova ndodhet përpara sfidave të mëdha është me rëndësi diskutimi i një prej aleatëve strategjikë dhe diskutimi me secilin prej tyre është mëse e domosdoshme.
Erdogan nuk besoj se do të marrë një rol ndërmjetësues në dialogun me Serbinë. BE dhe SHBA që tashmë ndodhen në këtë proces s’ka se si të futet. Turqia është në anën e Kosovës kjo tashmë është një gjë e ditur. Dhe e dyta ndryshon fuqia e Turqisë me atë të BE ku Kosova dhe Serbia tentojnë të futen në këtë organizëm dhe SHBA si superfuqi botërore. Sigurisht në Kosovë është një situatë delikate sa i përket kësaj çështje sepse Turqia është një vend mik strategjik i Kosovës por nuk është i vetmi sepse ka dhe Britaninë, SHBA, BE dhe duhet të sillet konform të gjithë aleatëve që ka dhe një shkelje e të drejtave të njeriut do të bënte një dëmtim të relacioneve me vendet e tjera. Në anën tjetër Erdogan u tregua zemërgjerë kur pranoi Kurtin i cili kur ka qenë në opozitë e ka quajtur atë dhe diktatorë. Gjithsesi ai e tregoi zemërgjerësinë e vetë duke e pranuar takimin dhe e dyta që i ofroi mbështetjen Kurtit.
Ndërsa lidhur me planin franko-gjerman, Spahiu tha se insistimi për firmosjen duhet të bëhet sa më shpejtë dhe se Kurti duhet ti përmbahet kushteve. Sa i përket asosacionit, ai theksoi se duhet të futet në fuqi vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.
Se sa do firmoset apo jo, mbetet të shihet. Nëse dikush do kërkonte këshillën time unë do të sugjerojë se insistimi i tyre për të firmosur për këtë marrëveshje të jetë sa më parë sepse sa më shumë kohë i lihet aq më shumë kohë për manovrime krijohen. Dhe e dyta aty Serbia do detyrohet të njohë simbolet kombëtare të Kosovës dhe kjo nënkupton njohjen e kombit e cila është ekuivalente me njohjen e shtetit dhe sovranitetit.
Sa i përket këtyre kushteve do të mjaftonte që vetëm njërit prej këtyre kushteve ti përmbahet Kurti do të jetë i suksesshëm. Asosacioni duhet të futet në fuqi kur Serbia të njohë Kosovën. Argumenti për asosacionion monoetnik, nuk ka peshë. Përmes asosacionit kërkohet një autonomi por se cilat do jenë kompetencat e saj është një çështje që ende duhet të komentohet.



