Sokrat Palushi, i cili punon si inxhinier të dhënash për projekte të Komisionit Evropian, foli në MCN Live mbi arsyet që i shtyjnë të rinjtë shqiptarë që të largohen.
U zhvendosa edhe unë Bruksel si inxhinier të dhënash në një projekt të KE. Për ironi të fatit para një viti bëra një kërkim shkencor për fenomenin e ‘brain drain’ (rrjedhjes së trurit), por tani po e përjetoj edhe vetë. Të rinjtë shqiptarë s’kanë stabilitet ekonomik, politik dhe social në Shqipëri, dhe kjo është arsyeja kryesore që po largohen. Personat e kualifikuar shtetet pritëse po i marrin me zero kosto. Dy janë grupmoshat kryesore që po largohen, e studentëve, 19-24 vjeç, që i përdor studimet si trampolinë për të ndenjur në vendet mikpritëse, dhe mosha e kualifikuar nga 24-35 vjeç, që kanë eksperiencë pune dhe zgjedhin ta ushtrojnë profesionin në një vend të BE-së”.
Palushi u shpreh se për të menduar rikthimin në Shqipëri duhet të ketë një pagë që të justifikojë pjesën e kostove.
Që të kthehem paga të jetë minimalisht e justifikueshme me pjesën e kostove. Minimalisht për nivelin e profesionalizmit duhet të jetë 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra. Vlera e pagës reale që merr një profesionist, i kualifikuar, shkon mesatarisht 600 mijë lekë të vjetra. Kontrata e punës që mu ofrua ishte e përhershme. Në aspektin profesional të josh dhe të përmbush”.



