Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot para gazetarëve ne një konferencë për media, pas një kohë të gjatë heshtjeve, tha në raportimin e tij, gazetari i politikës, Maringel Kume.
Në një komunikim për MCN lajme, Kume, tha se krahas pyetjeve dhe interesimit të gazetarëve, Basha vuri në pah propozimet e tij për reformën zgjedhore.
Pas një kohë të gjatë Lulzim Basha doli para gazetarëve në një konferencë për shtyp pas një heshtje te gjatë ai doli dhe përmendi propozimet e tij në lidhje me reformën zgjedhore, e cila erdhi një ditë pasi kryeministri nga Lezha, tha se do të synojnë shumicën numerike dhe jo thjesht një konsensus të gjerë politik për të miratuar reformën zgjedhore.
Ndërkohë që Basha doli dhe përmendi që partia ose grupimi i PD-së që ai drejton ka depozituar në parlament një draft me propozime të ndryshimeve të nevojshme për reformën zgjedhore që ka të bëj me një sistem kombëtar proporcional, dhe gjithashtu synojnë votën e emigrantëve dhe hapjen e listave.
Basha u përball me pyetjet e gazetarëve që nga koha kur ai lajmëroj dorëheqjen e tij dhe emri i tij nuk iku nga lista e PD në Gjykatën e Tiranës.



