Duterte shkatërron makinat luksoze me vlerë 5 milionë dollarë dhe i shikon i qetë (VIDEO)

Duterte shkatërron makinat luksoze me vlerë 5 milionë dollarë dhe i shikon i qetë (VIDEO)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, nuk ndalet. Pasi i ka shpallur luftë përdoruesve dhe shpërndarësev të drogës, tani Duterte ka nisur një sulm ndaj makinave kontraband.

Ai është parë duke shijuar shkatërrimin e më shumë se 75 veturave sportive luksoze dhe motoçikletave që ishin kontrabanduar në vend dhe të konfiskuara nga doganat.

68 makina, të cilat përfshinin Lamborghini, Mustang dhe Porsche dhe tetë motoçikleta të shkatërruara nga qeveria të hënën, thuhet se ishin me vlerë 298 milionë Piso ose rreth 5,5 milionë dollarë.

Presidenti, i veshur me një kapelë të bardhë është parë para buldozerëve ndërsa ata shkatërronin automjetet e kontrabandës në Sta Ana, Cagayan, në Filipinet veriore.

Në një fjalim para se të ndodhte shkatërrimi, Duterte pranoi se ai e dinte se ai nuk do të ishte në gjendje të zhdukte korrupsionin dhe kontrabandën në qeveri gjatë mandatit të tij, por që ky veprim ishte një pjesë e rëndësishme e planit të tij.

Sipas mediave, automjetet e shkatërruara ishin pjesë e një grupi të fundit prej 800 makinave të kontrabanduara dhe motoçikleta të konfiskuara nga autoritetet e portit në Cagayan, tha Zyra e Presidentit në një deklaratë.

Duterte ka kryer veprime të ngjashme publike në të kaluarën, duke synuar që të çojë mesazhin e tij kundër korrupsionit.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Byroja e Filipineve kapi 2.11 milionë dollarë automjete kontrabandë vitin e kaluar.

Në të kaluarën, automjetet e sekuestruara të konfiskuara do të viheshin në ankand, me qeverinë që merrte të ardhurat.

Megjithatë, Duterte e ka bërë të qartë se ai do të shkatërronte veturat, duke pretenduar se qeveria nuk do të përfitonte nga krimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy