Sulmi ndaj Izraelit, BE do të forcojë sanksionet ndaj Iranit

Sulmi ndaj Izraelit, BE do të forcojë sanksionet ndaj Iranit

Bashkimi Europian ka rënë dakord të zgjerojë sanksionet ndaj prodhuesve iranianë të dronëve dhe raketave pas sulmit të paprecedentë të Teheranit ndaj Izraelit.

“Është shumë e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të izoluar Iranin”, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fund të samitit të BE-së.

Ideja është të synojmë kompanitë që përdoren për dronë dhe raketa, por do të kemi më shumë detaje pas punës së Këshillit.

Blloku tashmë ka sanksione të shumta kundër Iranit, duke përfshirë shitjen e dronëve Rusisë për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës.

SHBA ka lënë të kuptohet se do të vendosë dënimet e veta të reja në ditët në vijim.

Sanksionet e reja të BE-së u ranë dakord gjatë një samiti në Bruksel, i cili shënoi takimin e parë midis 27 liderëve të bllokut që nga sulmi i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit të shtunën, duke përfshirë më shumë se 300 raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, Iraku, Siria dhe Jemeni, të cilët kryesisht u rrëzuan nga Izraeli.

Teherani ka pohuar se ishte një hakmarrje për një sulm ajror izraelit në konsullatën e tij në Siri më 1 prill, në të cilin u vranë 13 persona, mes tyre dy gjeneralë të lartë.

Izraeli i cili duket se është kundërpërgjigjur vetëm me një ofensivë diplomatike deri më tani, nuk e ka përjashtuar një përgjigje.

Por liderët botërorë kanë vazhduar të bëjnë thirrje për përmbajtje, në një përpjekje për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

“Për ne, është e rëndësishme që ky moment të përdoret tani edhe për depërshkallëzimin e mëtejshëm dhe që Izraeli gjithashtu ta përdorë këtë sukses për të forcuar pozicionin e tij në të gjithë rajonin dhe të mos përgjigjet me një sulm masiv të tij”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, pas takimit të së mërkurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy