Sako largohet nga komisioni hetimor, Tabaku: Kallëzim penal për refuzim dëshmie

Sako largohet nga komisioni hetimor, Tabaku: Kallëzim penal për refuzim dëshmie

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako e thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët, u largua në mes të mbledhjes.

Drejtuesja e komisionit, Jorida Tabaku, në fjalën e saj tha se bazuar në ligj, kryebashkiakja Sako, do të paditet për refuzim dëshmie.

“I kërkoj këshilltarëve të komisionit të përgatisin kallëzim penal ndaj zonjës Sako, për refuzim për të dëshmuar në komision”, u shpreh Tabaku.

Tabaku iu drejtua disa herë kryebashkiakes së Durrësit, duke i kërkuar që të largonte telefonin, madje e cilësoi si mungesë etike.

Ajo i tha Sakos se, “Po dëshmoni ju, jo ata qe ju shkruajnë në telefon”.

Deputeti Belind Këlliçi e cilësoi si arrogancë veprimin e Sakos, madje hodhi akuza ndaj saj.

“Duhet të ishte vetëm për tu përgjigjur pyetjeve. Në 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro Klodian Zotos. A ka pasur kontakte sot me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan? Fliste me Dakon ndërkohë që ishim në komision”.

Më herët në dëshminë e saj, Sako tha se nuk ka pasur presion që plehrat e Durrësit ti çonte në inceneratorin e Sharrës

Po ashtu ajo u shpreh krenare për këtë zgjidhje, duke thënë se Durrësi është qytet turistik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy