Mbërrijnë 7020 doza Pfizer, Rama: Presim të vijnë edhe të tjera vaksina!

Mbërrijnë 7020 doza Pfizer, Rama: Presim të vijnë edhe të tjera vaksina!

Këtë të hënë kanë mbërritur në vendin tonë 7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit në vijom pritet të vijnë edhe vaksina të tjera si, Sinovac, Astrazeneca, Sputnik, etj.

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund.

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike.

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë”, shkruan Rama në Facebook.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy