
Andi Lila, ish-futbollist, foli për kampionatin shqiptar, në emisionin “Skaner” në MCN TV.
Lila deklaroi se Egnatia e Partizani, dominojnë me pikë dhe me lojë.
Duke parë ngjeshjen në fund të tabelës, janë skuadra që kanë investuar shumë gjatë merkatos. Ajo që bie në sy, janë Egnatia dhe Partizani, dominojnë jo vetëm me pikë, por edhe me lojë. Egnatia imponon futboll.
Partizani ka pasur fatin e madh me golat në fund, por kur shënon gola në fund, tregon që ka përgatitje fizike të lartë.
Lila foli edhe për Skënderbeu-Tirana, ku tha se korçarët bënë shumë mirë, ndërsa bardheblutë kishin vetëm një rast në pjesën e dytë.
Skënderbeu bëri shumë mirë, ku ra në sy Liço në mesfushë, ndërsa Tirana kishte vetëm një rast në pjesën e dytë me Hasanin.



