
Për herë të parë Madonna e ka thyer heshtjen dhe ka folur mbi akuzat ndaj Michael Jackson-it për abuzim seksual, duke thënë për ish-rivalin e tij në muzikë se “është i pafajshëm gjersa t’i provohet pafajësia”.
E pyetur për dokumentarin e HBO-së “Leaving Neverland” gjatë një interviste të gjatë për "British Vogue" për promovimin e albumit “Madame X.” ajo tha se nuk e ka parë filmin, por gjithsesi duhet marrë parasysh pse po ndodh e gjitha kjo, çfarë njerëzit duan e sa të vërteta janë fjalët e tyre.
Edhe për mua kanë thënë shumë gjëra që janë provuar të pavërteta, prandaj “në mendjen time njerëzit janë të pafajshëm, gjersa provohet faji i tyre”. /Marrë me shkurtime, sipas Huffington Post, përgatiti Erina Çoku/



