Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, Kushtetuesja e kthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Berishën, Kushtetuesja e kthen çështjen në Gjykatën e Lartë

Kryedemokratit Sali Berisha ka fituar një hap ligjor lidhur me ankimimin e bërë prej tij për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë për rishqyrtim.

 

Konkretisht Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin e kryedemokratit  Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimit datë 3 janar 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit datë 22 prilll 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën.

 

Në përfundim, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

 

1. ⁠Pranimin pjesërisht të kërkesës.

 

2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

 

3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

 

4. Shpenzimet e përfaqësimit për kërkuesin, në vlerën 60.000 lekë, i ngarkohen Ministrisë së Financave.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy