Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Rusta: Votimi do jetë i hapur, pa një votë të fshehtë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Rusta: Votimi do jetë i hapur, pa një votë të fshehtë

Dita nesër është rëndësishme sa i përket SPAK për shkak se do rinovohet emri i drejtuesit të ri me një mandat 3-vjeçar që do zgjasë deri në 2025. Ka tre emra në garë, Kondili, Dumani dhe Xholi dhe ka një procedurë që MCNTV ka arritur ta zbardhë.

Është një seancë që brenda një dite do të ketë tre momente të rëndësishme, ndërsa nuk dihet ende nëse media do të ketë mundësi për pyetje. Kandidatët do jenë sipas rendit alfabetik.

Votimi do jetë i hapur pa kuti, pa një votë të fshehtë, por një votim me dorë ku do vendosin 11anëtarët e KLP-së. Pas kësaj do të jetë dhe shpallja e rezultatit dhe nesër pasdite do të zbulohet se kush do të jetë kreu i ri i SPAK.

Ka një garë që ka interes por dhe lobim dhe fushatë dhe deri tani do bazohet në eksperiencën, vitet e punës, të tre kandidatëve si dhe dosjet e tyre hetimore dhe rezultatet. Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili, pritet që nesër 11 anëtarët me votim të hapur do votojnë dhe vendosin për drejtuesin e ri të SPAK për 3 vitet në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy