Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një tjetër raketë balistike. Lajmin e bëjnë të ditur burime ushtarake të Koresë së Jugut.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, testi nuklear i fundit i kryer nga Peniani e kishte fuqinë 50 kilotonë.
Ky test, i gjashti në radhë, është më i forti që Koreja e Veriut ka kryer deri tani. Ai mendohet të ketë qenë një bombë me hidrogjen.
Tashmë Koreja e Jugut beson se ky test ishte një shenjë se Koreja e Veriut po planifikon lëshimin e të tjera raketave balistike, me shumë gjasa edhe ato me potencial ndërkontinental.
“Ne shohim të dhëna se do të ketë të tjera raketa që lëshohen. Parashikojmë që Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike ndërkontinentale”, tha Chang Kyung-soo, një zyrtar ushtarak i Koresë së Jugut.



