Rama: Secili paguan përgjegjësitë individuale! Berishës i kthyet shpinën, mos ardhtë dita të shkoni ku është Koka

Rama: Secili paguan përgjegjësitë individuale! Berishës i kthyet shpinën, mos ardhtë dita të shkoni ku është Koka

Kryeministri Edi Rama thotë se nëse ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, jashtë marrëdhënies punës, ka bërë atë që thuhet, është diçka individuale, por kjo nuk do të thotë se nuk po punohet.

Deklarata e të parit të qeverisë u bë në vijim të dëshmisë në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët, ku foli edhe për dënimin e Saimir Tahirit dhe arrestimin e Lefter Kokës.

Për të parin tha se është krenar për punën që ka bërë me Tahirin dhe se akuzat nuk hyjnë, pasi përgjegjësia është individuale

“Sot kemi një ministër të dënuar dhe një tjetër të akuzuar, të dy nga kjo shumicë në vend, ndërkohë që para shumë pak vitesh, prokurores së përgjithshme i thuhej lavire dhe urdhrat e saj, kërkohej që të mos zbatoheshin. Unë e shoh se është bërë përparim shumë i ndjeshëm. Kurrë të mos ardhtë dita të shkosh aty ku është Lefter Koka, ai ka nënë, ka familje. Një njeri që është në atë hall le ta paguaj, por ju nuk mund ta merrni nëpër gojë, se këtë e bënin vetëm prokurorët e asaj kohës tjetër”, u shpreh Rama.

Deklarata e tij erdhi pasi kryetarja e komisionit hetimor, Jorida Tabaku ironizoi duke thënë 7x7 bëjnë 42, si Lefter Koka në burg.

Më tej referuar ish-Kryeministrit Sali Berisha tha se, “Nuk ka habi! Kur shoh se çfarë lavdesh i keni ngritur këtij burri dhe sot i ktheni kurrizin, më vjen për të qeshur. Ti hodhe Sali Berishën që të ngriti. Unë jam i kënaqur që e hodhe, se unë e kam kuptuar çfarë është, kur ju se dinit”.

Inceneratorët, Rama: Investimi nga buxheti s’është për kompaninë. Me Lefter Kokën, kam punuar shumë mirë

Rama flet me shifra, sa janë dhënë për inceneratorët: Më jepni dokumente, nga i nxorët 430 milionë euro

Inceneratorët, Rama: Jam krenar! Nga buxheti i shtetit, nuk u financua impianti i Tiranës

Rama: I qëndroj vendimit të qeverisë! Pushteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël

Rama në komisionin hetimor: Dua të ndihmoj në zbardhjen e së vërtetës! Kokën e njoh si ministër, jo pronar përfitues

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy