Për herë të parë pas atentatit të 15 majit, kryeministri sllovak Robert Fico shfaqet në publik në një video të publikuar në Facebook.
Kryeministri tha se ishte gati të kthehej në punë në qershor ose ndoshta korrik.
Më pas Fico foli për atentatin, duke shpjeguar se sulmi i ka shkaktuar dëme serioze shëndetit të tij.
Do të jetë një mrekulli e vogël nëse do të kthehem në punë pas disa javësh. Nuk ndjej urrejtje ndaj sulmuesit, e fal.

Kryeministri sllovak u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë, Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë.
Fico u plagos në bark, gjoks dhe gjymtyrë nga të paktën 3-4 të shtëna me armë.
Autori i sulmit, i cili fshihej mes turmës së mbledhur para godinës ku po fliste kryeministri, u ndalua nga disa kalimtarë dhe forcat e sigurisë.
Si autor i sulmit u ndalua një “majtist” 71-vjeçar, Juraj Tsintula, për të cilin thuhet se ka botuar disa koleksione me poezi dhe ka punuar për një shërbim privat sigurie në vitin 2016.



