
Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri turk Erdogan do të takohen nesër në Teheran dhe sipas asaj që bëhet me dije fokus i bisedës do të jenë mekanizmat e eksportit të grurit dhe drithërave ukrainas.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Kremlini në prag të takimit mes të dyve.
Ndërkohë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar deklaroi se është rënë dakord në terma të përgjithshëm një plan për transportin e drithit dhe ushqimit"nëpërmjet korridoreve të sigurta në Detin e Zi nga portet e Ukrainës.
Ndërkohë kujtojmë presidenti Vladimir Putin tha ditën e sotme se Rusia po përballet me probleme teknologjike kolosale për shkak të sanksioneve perëndimore për luftën në Ukrainë.



