Shefi i OBSH: Vaksinimi i fëmijëve në vendet e pasura 'katastrofë morale', të dhurohen vaksina për shtetet me të ardhura të ulëta

Shefi i OBSH: Vaksinimi i fëmijëve në vendet e pasura 'katastrofë morale', të dhurohen vaksina për shtetet me të ardhura të ulëta

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka quajtur vaksinimin e fëmijëve në vendet e pasura si "katastrofë morale" për shkak të mungesës së vaksinave në vendet me të ardhura të ulëta.

Ghebreyesus u kërkoi vendeve më të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet që përballen me mungesa të mëdha vaksinash përpara se të nisin vaksinimin e fëmijëve, të cilët konsiderohen grupe me rrezikshmëri relativisht të ulët.

"Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre, por unë i nxis ata të rishikojnë vendimin dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina për COVAX," tha drejtori i përgjithshëm gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar një iniciative të mbështetur nga OBSH për promovimin e barabartë për vaksinat kundër Covid.

Ghebreyesus tha se vetëm 0.3% e vaksinave kanë shkuar në vendet me të ardhura të ulëta pasi "një pjesë e vogël e vendeve të pasura të cilat kanë blerë shumicën e furnizimit me vaksina" tashmë kanë filluar vaksinimin e grupeve me rrezik më të ulët.

Vërejtjet e tij vijnë vetëm disa ditë pasi Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që vaksina Pfizer kundër Covid-19 t'u jepet fëmijëve të moshës 12 vjeç.

Fëmijët mund të infektohen me koronavirus, por ka shumë më pak të ngjarë se të rriturit të shfaqin simptoma të rënda. Më pak se 2% e të gjitha rasteve që përfshijnë fëmijë në SHBA kanë rezultuar të shtruar në spital sipas të dhënave  të mbledhura nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy