Me projektligjin e ri “ProTaxAlbania” qeveria shqiptare parashikon të trefishojë të ardhurat të cilat për vitin 2022 ishin 0.32 % e prodhimit të brendshëm bruto ose 5.3 miliard lekë.
Sapo përllogaritja dhe shtrirja e re e taksës të hyjë në fuqi është parashikuar të arrihet në nivelin e 1 % të prodhimit të brendshëm bruto ose 15 miliard lekë.
Në vitin 2022 nga taksa e pronës buxheti i shtetit ka arkëtuar 0.32 % të prodhim të brendshëm bruto ose 5.3 miliard lekë. Ndërsa pas implementimit të “Pro Tax Albania” parashikohet që të ardhurat të arrijnë në nivelet e 0.7- 1 % të PBB-së.
Në relacionin e këtij projektligji thuhet se “Taksa e pasurisë e bazuar në vlerën e tregut është një taksë e drejtë”.
Aktualisht barra fiskale sipas legjislacionit në fuqi është e njëjtë si për një pronë në qendër të qytetit e si një pronë në periferi të saj edhe pse vlera e pronës ka diferencë mes njëra tjetrës.
E teksa përballja me taksën dhe hapësirat për evazion janë aq të lashta sa dhe ekzistenca e vetë ekonomisë, relacionit thotë se taksa e pronës është një taksë që si shmangesh dot kollaj!
Taksa e pasurisë është e vështirë që të shmanget dhe siguron një burim të vazhdueshëm financimi për pushtetin vendor. Për shkak të paluajtshmërisë së bazës së saj, taksa e pasurisë është e vështirë që të shmanget, dhe të ardhurat prej saj janë përgjithësisht të parashikueshme dhe të qëndrueshme.
Por nga ka ardhur ky model që është propozuar për tu miratuar në parlament?
Relacioni thotë se është agjencia suedeze e taksave që ka asistuar ministrinë e financave në këtë draft.
Në përputhje me rekomandimet e FMN-së, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e asistuar nga Agjencia Suedeze e Taksave, ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për reformimin e sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.



