Vettingu në polici/ Ministria e Brendshme: 7 maji data e fundit për dorëzimin e formularit

Vettingu në polici/ Ministria e Brendshme: 7 maji data e fundit për dorëzimin e formularit

Pas problemeve të shfaqura kohët e fundit dhe ankesave nga shumë policë, Ministria e Brendshme ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm në lidhje me procesin e Vettingut.

Në një njoftim për mediat ministria tregon disa nga gjërat kryesore që duhet të dijë një policë për këtë proces, që për qeverinë është shumë i rëndësishëm.

Ministria e Brendshme njofton se afati i fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit për vettingun në policinë e shtetit është data 7 maj.

Për t'i ardhur në ndihmë këtij procesi, ministria e Brendshme ka bërë disa sqarime që lidhen me dokumentacionin.

1-7 maji është data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

2-Formulari i vetëdeklarimit nuk ka nevojë të shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë.

3-Fromulari i vetëdeklarimit nuk ka asnjë kosto financiare

4-Formulari mbushet elektronikisht printohet, firmoset dhe dorëzohet

5-Deklarohen të ardhurat nga dita e parë e fillimit të punës në institucion

6-Personat e lidhur me punonjësin në momentin e deklarimit (ata që figurojnë në certifikatën familare apo bashkëjtues), deklarojnë për të njëjtin hark kohor

7-Gabimet materiale apo pamundësia për të siguruar të dhëna në institucionet shtetërore për të ardhurat financiare nuk penalizojnë

8-Deklarohen pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi apo përdorim, pavarësisht të regjistruara, legalizuara ose jo

9-Deklarohen të ardhura dhe shpenzime pavarësisht ekzistencës formale të kontratave për shembull qera pa kontratë, punësim informal etj

10-Deklarohen vetëm logaritë bankare aktive

vettingu ne polici

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy