Kinezi hap daljen e emergjencës në avion për t’u freskuar

Kinezi hap daljen e emergjencës në avion për t’u freskuar

Një burrë në Kinë duhet të paguajë 11 mijëdollarë gjobë, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte. Burri i identifikuar si Chen po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por ndjeu vapë në avion dhe vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.

Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës. Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.

Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej.

Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Atij i duhet të paguajë 70 mijë juan për të mbuluar dëmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy