Në fjalën e mbajtur në nisje të Samitit të Berlinit, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se Europa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj.
Po ashtu ai vuri në dukje se duhet të përshpejtohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi. Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë”.



