Lika: E paqartë arsyeja pse qeveria kërkon ligj të veçantë për investimin në Portin e Durrësit

Lika: E paqartë arsyeja pse qeveria kërkon ligj të veçantë për investimin në Portin e Durrësit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se është e paqartë arsyeja pse qeveria kërkon një ligj të veçantë për Portin turistik të Durrësit, kur në fakt ligji për investimet strategjike është miratuar që në 2015.

Duke vijuar më tej, Lika tha se ai merr pjesë në çfarë do lloj proteste kundër situatës së rëndë ekonomike nëse organizohet nga opozita apo edhe shoqëria civile.

Unë do të ndalem tek parafolësit, çështja e rëndësishme është Porti i Durrësit, duke qenë dhe anëtar i komisonit përgjegjës, në këto ditë ne kemi dhënë mendimet tonë në lidhje me këtë investim kaq të rëndësishëm, një nga investimet me vlerë 2.1 miliardë lekë. Problemi jonë që duhet të fokusohemi fort dhe në parlament do i themi fjalët tona, si shqiptarët kërkojnë me çdo kusht të dijnë se çfarë do ndodhë me Portin e Durrësit. Qeveria nuk e kishte të nevojshme të vazhdonte me kaq këmbëngulje, përsa kohë që për investimet strategjike është i miratuar ligji që në 2015 dhe është e mirëpëcaktuar kriteret se çfarë duhet të ofrojë një kompani për të investuar në. Pse qeveria kërkon ligj të vecantë për këtë investim kur e ka ligjin.

Çdo lloj proteste që organizohet nga opozita, shoqëria civile  për situatën ekonomike unë do marr pjesë dhe do jem në çdo lloj kohe. Unë thashë dhe pak më parë duke qenë dhe një nga anëtarët e komisionit për këtë investim madhor unë fjalët e mia do i them në Kuvend. Nuk do rreshtim për të sensibilizuar qytetarët, çfarë vlerash ka, për cafrë o shërben qytetarët dhe kush është e ardhmja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy