
SHBA u përpoqën të pengonin Ukrainën në përpjekjen për të eliminuar shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov.
The Neë York Times pretendon se zyrtarët amerikanë kishin mësuar se gjenerali kishte vendosur të vizitonte trupat ruse në front dhe nuk ndante informacionin me Kievin nga frika e një sulmi kundër tij, i cili më pas do të çonte në një luftë midis SHBA-së dhe Rusisë.
Megjithatë, Kievi mësoi për vizitën dhe vendosi të nisë një sulm, pavarësisht kërkesës së administratës Biden për të mos e bërë këtë. “Dhjetëra ushtarë rusë u vranë në atë rast, Gerasimov nuk ishte njëri prej tyre”.
Siç është raportuar më parë, Valery Gerasimov, komandanti më i lartë ushtarak i Putinit, u evakuua nga Ukraina në prill/maj të këtij viti, pasi u plagos në të njëjtën kohë kur Ukraina thuhet se po komplotonte për të vrarë gjeneralin rus në Izyum.
Duke folur me gazetarin Mark Feygin, Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën presidenciale të Ukrainës, tha se forcat ukrainase u përpoqën të eliminonin kreun e Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeriy Gerasimov, gjatë udhëtimit të tij në Izyum.
Arestovych tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës sulmuan kampin ku Gerasimov po qëndronte, por ai nuk ishte më atje.
Gerasimov raportohet se u plagos nga predha në rajonin Kharkiv të Ukrainës, ndërsa komandonte sulmin rus në qytetin e Izyum.



